LAJMI I FUNDIT:

Van der Elst: Hazard vlen dyfish më shumë se Neymar  

Van der Elst: Hazard vlen dyfish më shumë se Neymar  
Neymar dhe Hazard janë objektivat e Realit për afatin kalimtar veror

Legjenda belge, Leo van der Elst ka thënë se ylli i Chelseat, Eden Hazard është më i vlefshëm se Neymar dhe kjo u tregua të premten mbrëma në ndeshjen e Belgjikës ndaj Brazilit.

Hazard ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 2-1 të Belgjikës në çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Brazilit.


Paraqitja e mirë e yllit të Chelseat ka bërë që legjenda belge, Van der Elst ta vlerësojë Hazardin shumë më lartë se ylli brazilian, Neymar.

Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale
Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

“Nëse Neymar kushton 222 milionë, Hazard është dyfish më i vlefshëm se ai”, ka thënë fillimisht Van der Elst për Sporza.

“Me gjithë respektin për futbollistin e madh që është Neymar, por në këtë Kupë Botërore ai nuk ka treguar se vlen aq sa vlerësohet”.

Hazard ishte i pandalshëm ndaj Brazilit (Getty Images)

“Në anën tjetër, Hazard luajti një lojë të mrekullueshme ndaj Brazilit”.

“Kam lexuar statistikat këtë mëngjes dhe ai meriton notën dhjetë nga dhjetë”.

Scolari: Neymar nuk do të jetë kurrë një Pele
Lexo po ashtu Scolari: Neymar nuk do të jetë kurrë një Pele

“Hazard është shumë e vështirë për t’u ndalur dhe driblimet e tij gjithmonë të drejtpërdrejta.

“Unë zgjedh Hazardin para Neymarit”, përfundoi legjenda belge. /Telegrafi/