Van Damme bën ‘ndarjen’ epike mbi dy kamionë (Video)

Aktori belg ka bërë ndarjen e tij epike të këmbëve, por duke qëndruar mbi dy kamionë që lëvizin.
53-vjeçari i ka mbajtur të dyja këmbët në retrovizorë, ndërkohë që kampionët Volvo kanë lëvizur prapa dhe më pas janë hapur në mënyrë që ai të bënte ‘ndarjen’ e tij të njohur të këmbëve.
Meqenëse, menjëherë kanë filluar komentet nëse xhirimi ka qenë i vërtetë apo montazh, gazetarët janë vënë në aksion për të mësuar të vërtetën.
Dhe e vërteta është se gjithçka ka ndodhur ashtu siç shihet në reklamë, raporton The Wall Street Journal. Madje Van Damme nuk i ka pasur të lidhura as këmbët.
“Këmbët e Van Damme nuk ishin të përforcuara për retrovizorësh. Por, ne e kishim lidhur (trupin e tij me litar) që në rast se binte të mos humbte jetën”, ka treguar regjisori i xhirimit, Andreas Nilsson. /Telegrafi/



























































