LAJMI I FUNDIT:

Valverde nuk i beson bankës rezervë, katër të ‘persekutuarit’ e trajnerit spanjoll

Valverde nuk i beson bankës rezervë, katër të ‘persekutuarit’ e trajnerit spanjoll

Barcelona po vazhdon me rezultate të mira, por atmosfera në bankën rezervë nuk është aspak e mirë pasi Ernesto Valverde, ka disa lojtarë në bankë që nuk iu beson. 

Të martën ndaj Chelseat, Valverde vazhdoi me të tijën, duke bërë vetëm një zëvendësim gjatë 90 minutave dhe një në minutat shtesë.


Aleix Vidal ishte ai që zuri vendin e Paulinhos që ishe një zgjedhje taktike, ndërsa Andre Gomes dhe Ousmane Dembele qëndruan në bankë për të dytën ndeshje me radhë.

Lionel Messi, Ousmane Dembele dhe Andre Gomes duke festuar. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Dhe ndaj Eibar ishte pothuajse e njëjtë, pasi Philippe Coutinho doli në fushë u fut Vidal për 20 minuta, ndërsa Nelson Semedo për pesë minuta.

Edhe ndaj Getafes, që u mbyll 0-0 at në Camp Nou, Andres Iniesta u fut në fushë në vend të Dembeles, ndërsa i besuari i Valverdes, Paulinho, u fut vetëm për 10 minuta në lojë.

Valverde (Foto: Getty Images)

Kjo i bie se Denis Suarez, Gomes dhe Dembele, po kanë shumë pak minuta që të luajnë.

Situatë e keqe për francezin që është blerja e dytë më e shtrenjtë e klubit në histori, por nëse Valverde nuk e kthen formacionin në 4-3-3, ai do të vazhdojë të këtë shumë pak hapësira.

Denis Suarez

Tjetër lojtarë që pothuajse nuk inkuadrohet kurrë është sulmuesi Paco Alcacer, i cili ka startuar vetëm ndaj Getafes dhe Espanyolit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori