LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit në SHBA: Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Vala e të nxehtit në SHBA: Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Një valë ekstreme të nxehti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë me temperatura që pritet të mbërrijnë pikun gjate fundjavës.

Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si New York, Washington e Boston në bregun lindor, ndërsa përvëlimi nuk do te kurseje as rajonet e Midwest-it. Në kryeqytetin e vendit, Washington DC, njerëzit kanë nisur të mbushin pishinat e për t’u freskuar, po pushtojnë edhe shatërvanët.

“Mendoj se po e ndiejnë të gjithë, sepse vapës së madhe i shtohet dhe lagështia në ajër, që e bën vërtet rraskapitëse. Nuk qëndron dot gjatë jashtë pa u ndier ekstremisht i lodhur. Duket sikur ky i nxehte t`i shteron te gjitha energjitë”, thotë Audrey Stewart, transmeton kp.

“Ne jemi nga Alabama dhe andej jemi mësuar disi me të nxehtin, por kjo është vërtet e tepërt. Në çdo moment që na krijohet mundësia të hyjmë në ndonjë vend me kondicioner, e bëjmë sa për t’u freskuar pak që të ecim pastaj sërish nëpër rrugë, se më këtë vapë, është e pamundur ndryshe!”, tha Brittany Dinkins, vizitore nga Alabama.

Sinoptikanët thonë se në Uashington DC, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë celsius. Sipas tyre, per një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq e nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.

Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër dhe përcëlluese”, ndërsa njerëzit janë këshilluar të pinë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e forta fizike.

Sipas ekspertëve edhe automjetet nga brenda, mund të arrijnë temperatura vdekjeprurëse brenda pak minutash.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori