Në fillim të majit, në qendër të Zagrebit ndodhi një incident, ku një vajzë e re sulmoi fizikisht një shtetas të huaj.

Disa orë pas mesnatës, në Ilica ndodhi një konflikt fizik midis një vajze të panjohur dhe një burri filipinas, i cili ndodhej në Zagreb për një udhëtim turistik.


Një video po qarkullon tani në rrjetet sociale, ku shihet vajza duke e goditur dhe shkelmuar vazhdimisht, duke i rrëzuar telefonin celular nga dora, transmeton Telegrafi.

Vajza, ndërsa e rreh, nuk pushon së shari, gjë që dëgjohet në video, dhe kulmon me rrëzimin e tij në dysheme dhe vazhdimin e rrahjes.

Dikush filmon të gjitha këto, dhe shihen dhe dëgjohen edhe kalimtarë të cilët nuk reagojnë, dhe në një moment dëgjohet një zë: "Mjaft, kjo është shumë". /Telegrafi/