LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Maradonës pretendon se fanella që do të dalë në ankand nuk është ajo me të cilën ka shënuar golin e njohur si “Dora e Zotit”

Vajza e Maradonës pretendon se fanella që do të dalë në ankand nuk është ajo me të cilën ka shënuar golin e njohur si “Dora e Zotit”

Vajza e madhe e Diego Maradonës ka pohuar se fanella e Argjentinës që pritet të shitet në ankand për rreth 4 milionë funte apo 4.76 milionë euro nuk është ajo me të cilën babai i saj shënoi golin ikonik të njohur si “Dora e Zolit”.

Ish-reprezentuesi anglez, Steve Hodge, shkëmbeu bluzat me Maradonën në stadiumin Azteca në Meksikë pasi sulmuesi shënoi dy gola për të eliminuar skuadrën e Sir Bobby Robson nga Kupa e Botës në vitin 1986.


Hodge, i cili bëri 24 paraqitje për Tre Luanët, ka kujtuar takimin me Maradonën në një intervistë për FIFA-n, por më e rëndësishmja është që ai ka vendosur ta shesë fanellën e tij pas plot 35 vitesh.

“Unë e kam atë për 34 vjet dhe kurrë nuk kam provuar ta shes. Më pëlqen ta kem, ka vlerë të jashtëzakonshme sentimentale”, kishte thënë Hodge për BBC Radio në vitin 2020.

Hodge gjatë duelit me Maradonën në ndeshjen Argjentinë-Angli

Por, pas 35 vitesh, ish-mesfushori i Aston Villa dhe Nottingham Forest ka vendosur ta nxjerrë në ankand fanellën e Maradonës, me çmimin e fanellës së veshur në Kupën e Botës gjatë golit legjendar “Dora e Zotit” në vlerë prej rreth 4.76 milionë euro.

“Unë kam qenë pronar krenar i këtij artikulli për më shumë se 35 vjet. Ka një kuptim të thellë kulturor për botën e futbollit, dhe jam i sigurt se pronari i ri do të ketë krenari të pamasë në zotërimin e fanellës më ikonike të futbollit në botë”, ka thënë Hodge.

Fanella e Maradonës kur u shënua goli i njohur si “Dora e Zotit” ndaj Anglisë, del në ankand me një çmim të pabesueshëm
Lexo po ashtu Fanella e Maradonës kur u shënua goli i njohur si “Dora e Zotit” ndaj Anglisë, del në ankand me një çmim të pabesueshëm

Artikulli unik me siguri ka arritur kulmin e interesit të madh publik nga e gjithë bota, por tani, vajza e madhe e Maradonës, Dalma, ka pohuar se fanella e supozuar si “Dora e Zotit” është në fakt nga pjesa e parë e Kupës së Botës së vitit 1986.

Maradona, natyrisht, i shënoi të dy golat e tij të famshëm në pjesën e dytë të asaj përballje kundër Anglisë.

Duke folur në stacionin argjentinas Radio Metro, Dalma tha se babai i saj kishte ndërruar fanellat në pjesën e parë për shkak të temperaturave të larta në stadiumin Azteca.

“Ish-lojtari i Anglisë mendon se ka marrë fanellën e babait tim në pjesën e dytë, por ka një konfuzion. Ai ka fanellën e pjesës së parë. Doja t’ua shpjegoja këtë njerëzve në mënyrë që kushdo që dëshiron ta blejë atë të dijë të vërtetën”, ka thënë fillimisht Dalma.

“Mamaja ime nuk e ka. E di kush e ka, por nuk do të them se kush e ka për të mos e ekspozuar atë person. Gjithçka që mund të them është se ai që del në ankand nuk është ai me të cilin babai im shënoi golat e tij”, shtoi Dalma kur u pyet për vendndodhjen e fanellës së pjesës së dytë.

Në faqen e tyre zyrtare, të kompanisë së ankandeve Sotheby’s thuhet se një pjesë e sfidës në vlerësimin e fanellës ishte përcaktimi i fanellës me dy golat historikë nga çerekfinalja e Kupës së Botës 1986.

Dhe si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata punuan me ‘Resolution Photomatching’ në mënyrë që të përputhej fanella me të dy golat, duke ekzaminuar detaje unike në elementë të ndryshëm të artikullit, duke përfshirë stemën, vijat dhe numrin.

‘Resolution Photomatching’ ishte në gjendje të bënte një foto-përputhje përfundimtare me festën pas golit të njohur si “Dora e Zotit”.

Në fakt, Resolution Photomatching përcaktoi se Maradona ndërroi fanellat gjatë ndeshjes, por që Maradona e veshi këtë fanellë për të dy golat historikë në pjesën e dytë të ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori