LAJMI I FUNDIT:

Vajza e ish Presidentit të Uzbekistanit vdes nga helmimi

Vajza e ish Presidentit të Uzbekistanit vdes nga helmimi

Vajza e Presidentit të ndjerë të Uzbekistanit Islam Karimova, Gulnara Karimova ka vdekur nga helmimi në një spital psikiatrik, ku ajo ka jetuar dy vitet e fundit.

Siç raporton Daily Mail, e bija e ish-presidentit uzbek kishte përfunduar studimet në Harvard dhe ishte pasardhësja e vetëm e Islam Karimova.


Gulnara Karimova ishte mbajtur e izoluar me urdhër të autoriteteve, madje ajo nuk u lejua të marrë pjesë as në varrimin e babait të saj në muajin shtator.

Përndryshe, Gulnara Karimova ishte modele, kishte fituar rripin e zi në xhudo, ishte këngëtare dhe ishte projektuese, transmeton KosovaPress.