LAJMI I FUNDIT:

Uzuni e Gjasula të lumtur me tre pikët ndaj Hungarisë, por vajtojnë humbjen ndaj Polonisë

Uzuni e Gjasula të lumtur me tre pikët ndaj Hungarisë, por vajtojnë humbjen ndaj Polonisë

Myrto Uzuni dhe Klaus Gjasula janë deklaruar për fitoren 1-0 që Shqipëria e mori ndaj Hungarisë në kualifikimet e Kupës së Botës.

Uzuni ka thënë se për të ishte një ndeshje speciale, pasi kishte disa fytyra të njohura përballë.


“Për mua ishte ndeshje speciale, sepse ndeshesha me lojtarë me të cilët stërvitem çdo ditë. Kjo ishte Shqipëria që duam. Kjo fitore na ngre shumë në renditje, duhet të japim më shumë dhe të djersitim më shumë për këtë fanellë. Jam në formën time më të mirë, po shënoj në Champions League, statistikat flasin vetë. Unë luaj atëherë kur më thotë trajneri”.

“Ne kishim rastet tona, duhet të punojmë më shumë, besoj se golat nuk do të na mungojnë, duhet t’i shfrytëzojmë më shumë rastet”, ka shtuar më tej Uzuni.

Ndërsa, Gjasula deklaroi se ishte një fitore e merituar, por që me Poloninë nuk kishin fat.

“Ishte një fitore e merituar, fatin që nuk e patëm në Poloni na erdhi këtu, me këtë golin e vonë, duhet të vazhdojmë, kemi ndeshje të vështira, duhet ta mbajmë grupin të hapur”, ka thënë ai.

“Më vjen keq që nuk do të luaj me San Marinon, e bëra faullin sepse nuk doja të ndëshkoheshim në atë moment”.

“Kartonat e verdhë? Është loja e haur e të dyja skuadrave dhe në shumë takime vjen momenti për të ndërhyrë dhe bërë faull. Pastaj jam pak llafazan, flas shumë me arbitrat dhe më ndëshkojnë”.

“Aktivizimi krah Bajramit? U pa qartë se çfarë vlere ka Bajrami për ekipin tonë, për të dhënë pasin e fundit dhe për të goditur portën. U duk sikur ka qenë prej kohësh pjesë e Kombëtares. Gëzohemi të gjithë që është pjesa jonë”, ka shtuar më tej ai. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori