Rreziku i hipertensionit rritet me moshën.
Prandaj, është esenciale që t’i merrni hapat e nevojshëm për ta parandaluar dhe për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.
Sipas studimeve të fundit, ushtrimet fizike mund të luajnë rol kyç në kontrollimin e hipertensionit.
Siç thonë ekspertët, disa minuta me aktivitet fizik çdo ditë mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin dhe nuk është nevoja as të shkoni në palestër apo të filloni të vraponi maratona.
Një studim, i cili është publikuar në “British Journal of Sports Medicine” ka treguar se çdo i katërti person në Mbretërinë e Bashkuar ka probleme me shtypje të lartë të gjakut, i cili është faktor i madh i rrezikut për të pësuar sulm në tru apo në zemër.
Kjo mund ta prek çdo njeri, pavarësisht moshës dhe është më e zakonshme te të moshuarit.
Por, studimi gjithashtu ka treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të jenë shumë efektive për kontrollimin e shtypjes së gjakut, pothuajse aq efektive sa ilaçet.
Një studim tjetër po ashtu ka deklaruar se nivelet e yndyrës viskerale – pra dhjami që i rrethon organet e brendshme dhe nuk shihet jashtë – mund të jenë të dëmshme për shëndetin dhe të shkaktojnë një numër të madh të problemeve shëndetësore, duke përfshirë hipertensionin.
Ushtrimet fizike janë ato të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e kësaj yndyre dhe rrjedhimisht kontribuojnë në zvogëlimin e rrezikut të shtypjes së lartë të gjakut.
Sa shumë duhet të ushtroni?
Ekspertët rekomandojnë të bëni aktivitet të moderuar, i cili mund të jetë një ecje prej 30 minutave për 5 ditë në javë.
Nëse nuk keni kohë të ecni 30 minuta, të pakni mundohuni të bëni ushtrime më të shkurta, por më rigoroze, siç është vrapimi për 10-20 minuta për katër herë në javë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj