LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet e frymëmarrjes për relaksim: Me teknikën 4-7-8 zbutni stresin dhe tendosjen

Ushtrimet e frymëmarrjes për relaksim: Me teknikën 4-7-8 zbutni stresin dhe tendosjen

Në momentet e frikës dhe sulmit të panikut, më parë, më shpesh harrojmë të marrim frymë, gjë që na vështirëson situatën

Dr. Andrew Weil nga Qendra e Mjekësisë Integruese në Arizonë, rekomandon që çdo ditë të bëjmë ushtrimet e frymëmarrjes për relaksim, transmeton Telegrafi.


Këshillat e tij janë të ashtuquajturat “ushtrime “4-7-8”.

Kjo teknikë ju ndihmon të shkëputeni nga mendimet e përditshme që mund t’ju prishin disponimin dhe gjumin.

Procedura është kjo:

– Uluni në krevat, në të ashtuquajturin ulje turke, drejtoni shpinën, majën e gjuhës mbështeteni në qiellzë, mbyllni gojën dhe merrni frymë nëpërmjet hundës duke numëruar deri në katër – shpjegon Weil.

– Mbani frymën shtatë sekonda dhe nxirrni frymën nëpërmjet gojës duke numëruar deri në tetë.

Përsëriteni këtë katër herë.

Porosia është që këto ushtrime t’i bëni çdo mbrëmje para se të flini gjumë, sepse kështu më së miri do të arrini që të relaksoheni.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori