LAJMI I FUNDIT:

Ushtria turke pretendon se ka vrarë 11 pjesëtarë kurdë të YPG-së

Ushtria turke pretendon se ka vrarë 11 pjesëtarë kurdë të YPG-së

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se ushtria ka vrarë 11 pjesëtarë të YPG-së si hakmarrje për një sulm me raketa në zonën e kufirit turko-sirian.

“Terroristët e YPG/PKK-së kryen një sulm me raketa në zonën e pikës sonë kufitare Oncupinar. Nuk pati humbje nga njësitë tona”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.


Ata nënvizuan se asnjë sulm terrorist nuk do të mbetet pa përgjigje.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi guvernatori i provincës jugore të Kilisit të Turqisë njoftoi se tetë raketa ranë në zonën e kalimit kufitar Oncupinar.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione ushtarake në veri të Sirisë kundër njësive të YPG-së, të cilat Turqia i konsideron pjesë të organizatës terroriste PKK.

Ndryshe, Turqia pritet t’ia ndalojë pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale partisë kurde, HDP, e cila thuhet se është ombrellë e YPG/PKK. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Botë
Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori