LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite publikoi pamjet e sulmeve të reja ndaj pozicioneve ushtarake në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite publikoi pamjet e sulmeve të reja ndaj pozicioneve ushtarake në Rripin e Gazës

Gjatë natës vazhduan sulmet e ushtrisë izraelite ndaj bazave ushtarake dhe armëve të grupeve terroriste në Rripin e Gazës.

Pamjet e shumta me dron të sulmeve nga ato pozicione nga të cilat Xhihadi Islamik synonte Izraelin janë publikuar gjatë gjithë kohës.


Të paktën 15 të vdekur në sulmin e izraelitëve në Rripin e Gazës - publikohen në rrjetet sociale skenat e tmerrshme
Lexo po ashtu Të paktën 15 të vdekur në sulmin e izraelitëve në Rripin e Gazës - publikohen në rrjetet sociale skenat e tmerrshme

Që nga fillimi i konflikteve të reja mes Izraelit dhe Palestinës, ushtria izraelite ka publikuar në Twitter rreth 10 video të sulmeve ndaj pozicioneve të grupeve në Rripin e Gazës.

Ky i fundit është publikuar një orë më parë dhe është shkruar se pak kohë më parë kanë sulmuar një tjetër lokacion ku ndodheshin raketat e organizatës terroriste palestineze Xhihadi Islamik.

“Sonte u hodhën raketa nga ai vend drejt territorit izraelit”, thanë ata.

Organizata palestineze "Xhihadi Islamik" lanson raketa drejt Izraelit
Lexo po ashtu Organizata palestineze "Xhihadi Islamik" lanson raketa drejt Izraelit

Është e qartë se ushtria izraelite po shtyp ofensivën palestineze. Përveç kësaj, janë duke u kryer arrestime të shumta.

Sipas raportimeve, ushtarët izraelitë operuan gjatë natës në të gjithë Judenë dhe Samarinë për të arrestuar operativë të organizatës terroriste Xhihadi Islamik, të cilët dyshohen se janë përfshirë në kryerjen e sulmeve ndaj Izraelit. Në total janë arrestuar 20 persona. /Telegrafi/