eksperti ad

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në Arabinë Saudite.

Helikopteri, që i përkiste gjigantit shtetëror të naftës Aramco, u rrëzua në qytetin bregdetar lindor të Ras Tanurës, duke vrarë të gjithë personat në bord, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit.


Të 14 viktimat ishin shtetas sauditë, raportoi agjencia, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Ministria saudite e energjisë shprehu ngushëllimet e saj me familjet e viktimave.

Ras Tanura është shtëpia e një rafinerie të madhe nafte Aramco - një nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se kompania kishte rinisur ngarkimin e naftës bruto në vend të premten pas një pauze pothuajse katërmujore për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/