Ushtarët ukrainas çlirojnë Robotyne, banorët i presin me përqafime e lot gëzimi

Banorët e Robotyne nuk mund të ndalin lotët e gëzimit ndërsa ushtarët ukrainas çliruan pjesë të fshatit.
Trupat ukrainase evakuuan civilët me autoambulancën Bradley, pavarësisht se artileria vazhdimisht shkrepte predha, ka njoftuar Hanna Maliar, zëvendësministri e Mbrojtjes e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Një grua puthi një ushtar ukrainas, ndërsa të tjerët telefonuan të afërmit për t'u thënë se ishin të sigurt, në një video të publikuar nga brigada e 47-të e mekanizuar.
Një grua u pa duke puthur ushtarin ukrainas, derisa të tjerët u telefonin të afërmeve për t’ua bërë me dije se janë të sigurt.
Pamjet janë publikuar nga brigada e 47 e mekanizuar, kurse ky vend ka një rëndësi të madhe taktike, pavarësisht se rusët këtë rajon e mbushën me mina.
“Në aspektin psikologjik është shumë e vështirë”, i tha 52-vjeqarja trupave ukrainase.























































