LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes: Droni ukrainas me gjasë ka shkatërruar bombarduesin rus

Ministria britanike e Mbrojtjes: Droni ukrainas me gjasë ka shkatërruar bombarduesin rus

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se bombarduesi rus me rreze të gjatë veprimi i përdorur për të lëshuar raketa mbi caqet ukrainase, është shkatërruar në një sulm në një aeroport ushtarak rus, kurse Moska tha se aeroplani ushtarak rus është shkatërruar nga një anije ukrainase në Detin e Zi.

“Ky është të paktën sulmi i tretë i suksesshëm në aeroporte (aeroplanë me rreze të gjatë), që sërish vë në pikëpyetje aftësinë e Rusisë për të mbrojtur vendndodhjet strategjike thellë brenda vendit”, shkroi sot ministria britanike në rrjetin social X, duke cituar burime të inteligjencës.


Aeroplanët me rreze të gjatë veprimi është janë dega e ushtrisë ruse përgjegjëse për sulmet me raketa – duke përdorur aeroplan si bombarduesi Tupolev Tu-22, transmeton Telegrafi.

Kremlini detyron ushtarët e saj të 'dorëzojnë automjetet e tyre private’ si pasojë e mungesës së pajisjeve
Lexo po ashtu Kremlini detyron ushtarët e saj të 'dorëzojnë automjetet e tyre private’ si pasojë e mungesës së pajisjeve

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të shtunën se një dron ukrainas kishte sulmuar aeroportin Soltsi në Rajonin Novgorod të Rusisë, afërsisht 650 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Nëse vërtetë bëhet fjalë për një sulm me dron, “kjo i shton peshë vlerësimit se disa sulme (dronë) kundër objektivave ushtarake ruse kryhen nga brendësia e territorit rus”, ka shkruar ministria britanike e Mbrojtjes.

“Dronët, domethënë fluturaket pa pilot, nuk kanë rreze të mjaftueshme për të arritur në atë bazë ajrore kur lëshohen jashtë Rusisë”, shtoi ministria britanike. /Telegrafi/