LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez dhe plagosin gjashtë persona, mesin e tyre edhe dy gazetarë

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez dhe plagosin gjashtë persona, mesin e tyre edhe dy gazetarë

Një palestinez është qëlluar për vdekje dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në qytetin Deir al-Hatab, në lindje të Nablusit në Bregun Perëndimor, njoftoi ministria palestineze e shëndetësisë.

Alaa Zaghal, 21 vjeç, “vdiq nga një plagë e marrë në kokë pas të shtënave me armë zjarri të ushtrisë okupuese [izraelite]”, thuhej në një deklaratë të mërkurën.


Të paktën gjashtë palestinezë të tjerë, përfshirë dy gazetarë, u plagosën nga zjarri izraelit, thanë mjekët, raporton aljazeera.

Ushtria izraelite konfirmoi se po kryente një operacion ushtarak në fshatin Deir al-Hatab.

Banorët vendas thanë se ushtria kishte rrethuar një shtëpi brenda fshatit, duke vrarë Zaghalin dhe duke qëlluar mbi një ekip të medias lokale që po mbulonte incidentin.

Dy gazetarë të TV Palestina u qëlluan nga ushtarët izraelitë, njëri në dorë dhe tjetri në shpatull, treguan fotot e publikuara nga stacioni televiziv. Mahmoud Fawzy dhe Loai Samhan u panë të gjakosur dhe u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë.

Të hënën, forcat izraelite vranë dy palestinezë në kampin e refugjatëve Jalazone pranë Ramallahut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori