Ushqimet të cilët shkaktojnë fryrje për më pak se një orë – shumica i hanë
Ndiheni të fryrë edhe pse nuk keni ngrënë racion të bollshëm? Atëherë kujdesuni çfarë hani.
Është me rëndës t’i kushtoni kujdes sasisë së atij ushqimi i cili do t’ju bëjë që stomaku t’ju fryhet, posaçërisht në situatat kur dëshironi të dukeni bukur, qoftë kur është fjala për punë apo për të dalë në takim.
Një numër i madh i femrave ballafaqohen me problemin e fryrjes së stomakut, mirëpo nuk janë imunë as meshkujt. Dallimi është që fryrja te femrat kryesisht shkaktohet nga ndryshimet hormonale, ndërkaq te meshkujt varet se çfarë hanë, transmeton Telegrafi.
Disa artikuj ushqimorë mund t’ju qetësojnë stomakun dhe zorrët, ndërsa disa ju shkaktojnë fryrje për më pak se një orë. Në atë grup bëjnë pjesë pjekurina të ndryshme të njelmëta, pica, ëmbëlsirat dhe çamçakëzët, uji i gazuar, boza dhe alkooli, por edhe akullorja.
Perimet të cilat shkaktojnë fryrjen janë bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli.
Pjekurinat janë plot natrium të cilat ndikojnë në nivelin e ujit në trupin tonë. Sasia e natriumit të cilin e hamë paracakton se trupi ynë a do ta mbajë apo do ta nxjerrë jashtë tepricën e ujit.
Nëse fusin më shumë natrium sesa i nevojitet organizmit tonë, uji do të qëndrojë dhe do të shkaktojë ndjenjën e fryrjes.
Pastaj, picat, pos natriumit, përmbajnë edhe sasi të mëdha të hidrokarbureve dhe sheqerit, të cilat, të kombinuara së bashku, shkaktojnë fryrjen dhe mbajtjen e ujit në zorrë.
Ëmbëlsirat siç janë bonbonet dhe çamçakëzët përmbajnë alkoole sheqeri sorbitol apo glucitol, të cilat trupi ynë nuk mund t’i tretë. Si rezultat, këto substanca qëndrojnë në zorrë ku bakteret ushqehen me to.
Ëmbëlsirat nuk shkaktojnë fryrje te çdokush, mu sikur as produktet e qumështit. Mirëpo, nëse jeni jotolerantë ndaj laktozës, qumështi apo akullorja do t’jua ”pompojë” stomakun.
Pijet alkoolike dhe lëngjet e gazuara shkaktojnë dehidratimin, gjë që i dërgojnë sinjal të fuqishëm dhe të qartë trupit tonë që po i kërcënohet rreziku, si dhe tërë ujin të cilin mund ta mbajë.
Edhe pse ndonjë perime është ideale për detoksifikim të organizmit, bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli përmbajnë oligosaharide të sheqerit, të cilat te disa njerëz vështirë treten.
Fryrja për shkak të ushqimit do të duhej të jetë afatshkurtër dhe jo më e gjatë se dy-tri ditë. Nëse vazhdimisht ndieni fryrje, atëherë duhet të shkoni të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre