Jemi në mes të dimrit dhe përtej entuziazmit të ardhjes së festave, dëborës së parë apo gjetheve që bien, dimri ka një anë tjetër më pak të këndshme.
Dihet që stina e ftohtë është mbartësja e shumë sëmundjeve dhe viruseve të cilat prekin sistemin imunitar. Gripi përhapet menjëherë dhe mund të kthehet në pengesë në jetën e përditshme për ditë me radhë.
Askush nuk i pëlqen ditët me temperaturë, të përziera, rrufë apo marramendje, por mjafton pak kujdes dhe zgjedhjet e duhura në mënyrë që të mbani çdo sëmundje larg.
Do t’ju duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të luftojë i vetëm ndaj baktereve dhe viruseve të këqija. Merrni masat menjëherë duke ndjekur këshillat e shëndetshme.
Dieta antinflamatore
Si zgjidhjen e parë të largimit të simptomave të gripit shumë njerëz shohin medikamentet.
Ndonëse janë shumë efikase kur rekomandohen nga mjeku, për të mbajtur sëmundje të lehta larg mund të merrni edhe vetë masat e duhura.
Disa ushqime në veçanti njihen si antinflamatore dhe bëni mirë që t’i bëni menjëherë pjesë të dietës tuaj të përditshme
Këtu futen kryesisht të gjitha ushqimet e dietës Mesdhetare të cilat me siguri i keni në shtëpi.
Konsumoni shumë domate, arrorë, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile si spinaqi, sallata apo lakrat, sardele, salmon, portokalle, mandarina dhe boronica.
Si ndihmojnë këto ushqime
Duke qenë shumë të pasura me antioksidantë të gjitha këto ushqime kanë veti mbrojtëse dhe rigjeneruese për organizmin.
Në veçanti do t’ju ndihmojnë arrorët ku futen arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët.
Perimet me gjethe jeshile gjithashtu janë një ndihmë e madhe pasi, janë të pasura me polifenole një enzimë që mbron organizmin.
Yndyrat dhe antioksidantët janë një pasuri e vërtetë për organizmin pasi, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe të gjithë organeve të tjerë. /AgroWeb.org/Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'