LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Thaçit për Kurban Bajram: Besimtarëve islamë u uroj të gjitha të mirat

Urimi i Thaçit për Kurban Bajram: Besimtarëve islamë u uroj të gjitha të mirat
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në prag të festës së Kurban-Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame, u ka uruar të gjitha të mirat.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë.


Postimi i plotë i Thaçit:

‘Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit. HTH’, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/