LAJMI I FUNDIT:

Ura e xhamit: Goditet me çekan, por nuk thyhet (Video)

Ura e xhamit: Goditet me çekan, por nuk thyhet (Video)

Gjatë muajit të ardhshëm, në Kinë do të hapet për publikun një urë ku kalohet nëpër panele xhami.

Krijuesit e strukturës që lidh dy brigjet e kanionit Zhangziazie, e kanë ftuar gazetarin e BBC-së për të testuar fortësinë e xhamave të vendosur, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar, shihet Dan Simmons teksa godet me çekanin e madh panelin e tejdukshëm, duke e plasaritur.

Megjithatë, xhami nuk thyhet dhe ai qëndron sipër pa problem.

Në këtë formë po tregohet se ura që qëndron në lartësi 340 metra lartë tokës, është e sigurt për personat që duan të kalojnë nëpër të. /Telegrafi/