LAJMI I FUNDIT:

Unitedi i ofron Interit shkëmbimin Pogba-Lautaro

Unitedi i ofron Interit shkëmbimin Pogba-Lautaro

Manchester Unitedi thuhet se është i gatshëm të lejojë Paul Pogban të transferohet te Interi, nëse e marrin Lautaro Martinezin në këmbim.

Sipas mediumit britanik Mirror Sport, Unitedi është i hapur për të lejuar Pogban të ribashkohet me Antonio Conten te Nerazzurrët, duke pretenduar se dyshja janë të interesuar të punojnë së bashku përsëri pas kohës së tyre te Juventusi.


Spekulimet për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës në Old Trafford nuk kanë vdekur gjatë mungesës së tij shkaku i lëndimit dhe gazeta pretendon se Interi ka mundësinë që të jetë në ‘pole-positon’ për nënshkrimin e francezit.

Unitedi zbulon shifrën që kërkon për Pogban
Lexo po ashtu Unitedi zbulon shifrën që kërkon për Pogban

Pogba është lidhur me një transferim te Real Madridi, por thuhet se ai do të preferonte një rikthim në Itali dhe Mirror zbulon se Djajtë e Kuq do të kërkojnë të përfshihet ylli argjentinas, Martinez, në një marrëveshje me klubin zikaltër.

Për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, Pogba ka luajtur vetëm shtatë herë në Ligën Premier këtë sezon dhe Djajtë e Kuq janë aktualisht të pestit në tabelë – pesë pikë pas Chelseat në vendin e katërt.

City dhe Unitedi në 'luftë' për Lautaron
Lexo po ashtu City dhe Unitedi në 'luftë' për Lautaron

Lautaro ka shënuar tetë gola në 16 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe ka bërë përshtypje në sezonin e tij të dytë në Giuseppe Meazza.

22-vjeçari erdhi te Interi nga Racing Club në verën e vitit 2018, kur ata paguan 23 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori