LAJMI I FUNDIT:

Unitedi me ofertë për Federico Chiesan

Unitedi me ofertë për Federico Chiesan

Manchester United thuhet se ka ofruar 55 milionë euro për anësorin e Fiorentinës, Federico Chiesan – raporton La Nazione.

Reprezentuesi i Italisë ka kohë që lidhet me një kalim te Interi ose Juventusi, por ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.


Por, Djajtë e Kuq thuhet se kanë bërë hapin e parë, duke i ofruar një shumë të lartë Violës për Chiesan.

Skuadra italiane ka bërë me dije javë më parë se nëse pranojnë ofertën e duhur, atëherë do të lejojnë largimin e lojtarit.

Chiesa është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, ndërsa United duhet të shpejtojë t’i marrë shërbimet e tij.

Anësori italian në këtë edicion ka shënuar dhjetë gola, ndërsa është vetëm 22-vjeçar. /Telegrafi/