LAJMI I FUNDIT:

Unitedi konfirmohet si finalist, eliminon Romën nga Liga e Evropës

Unitedi konfirmohet si finalist, eliminon Romën nga Liga e Evropës
(Foto: Twitter/Manchester United)

Ashtu siç pritej, Manchester Unitedi është konfirmuar si finalist i Ligës së Evropës duke eliminuar Romën në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.

Djajtë e Kuq kishin fituar me rezultat 6-2 në sfidën e parë në Old Trafford dhe pas ndeshjes kthyese në Stadio Olimpico (3-2), skuadra angleze kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 8-5.


Edinson Cavani ishte futbollisti më i rrezikshëm në fraksionin e parë duke tentuar të shënojë në portën e ekipit vendas.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Pas dy rasteve të mira shënimi, ai arriti ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 39-të të takimit. Fred tregoi vizionin e tij duke nisur një asistimi drejt sulmuesit uruguaian, i cili me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë.

Në gjysmën e dytë, vendasit e përmbysën rezultatin me golat e Edin Dzeko (57’) dhe Bryan Cristante (60’).

(Foto: Twitter/AS Roma English)

Mirëpo, Edinson Cavani e shënoi edhe golin e dytë personal (69’) pas një asistimi nga Bruno Fernandes duke e barazuar rezultatin.

Giallorossët nuk u dorëzuan dhe shënuan një tjetër gol përmes Nicola Zalewski, i cili u asistua nga Davide Santon (83’).

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë, ndërsa Manchester Unitedi do të luajë kundër Villarrealit që në gjysmëfinale e eliminoi Arsenalin. /Telegrafi/