LAJMI I FUNDIT:

United shijon fitoren e parë në Ligën e Evropës (Video)

United shijon fitoren e parë në Ligën e Evropës (Video)

Manchester United ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj ukrainasve të Zoryas.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të shënojnë fitoren e parë në grupet e Ligës së Evropës, pasi fituan në shtëpi ndaj Zoryas me rezultat 1-0.


Në pjesën e parë skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho krijoj plot tetë raste, por nuk arriti të gjej golin e epërsisë, pasi futbollistët e tij ishin të pasaktë.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte goditja e transversales nga talenti anglez, Marcus Rashford në minutën e 20-të të takimit.

rashford

Megjithatë, kishte edhe raste tjera që vlen të përmenden në ketë pjesë janë, sic janë ai i Juan Matas (39’) dhe ai i Marouane Fellainit në minutën e 41-të.

Edhe pjesa e dytë foli me dominimin e ‘Djajve të Kuq’, por u desh të pritet minuta e 69-të për të parë golin e parë të skuadrës.

man

Ishte sulmuesi i tyre kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi një gol të bukur me kokë, pas një asistimi pa dashje të anglezit Wayne Rooney.

ibra

Pas këtij goli, të dy skuadrat patën edhe disa gjysmë-raste, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshje përfundoi me fitoren e Unitedit.

Kjo ishte fitorja e parë e gjigantit anglez në Ligën e Evropës dhe tani renditet në vendin e tretë me tre pikë, teksa në ndeshjen e ardhshme do të takohet me turqit e Fenerbahces, ndërsa Zorya do të udhëtoj tek Feynoord. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori