Federica Chiesa është duke zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme këtë edicion me Fiorentinën.

Në 24 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën vjollcë, Chiesa ka arritur të shënojë 10 gola dhe të asistoj në gjashtë të tjerë.

Kjo ka bërë që për sulmuesin e talentuar italian të interesohen skuadrat më të mëdha evropiane.

Inter, Roma, Milan dhe Juventus janë skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për talentin e Fiorentinës.

Mediat angleze kanë raportuar se së fundmi në garë është futur edhe gjiganti anglez Manchester United.

Federico Chiesa. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq janë duke e monitoruar nga afër lojtarin dhe tanimë kanë gati një ofertë për të.

United është gati të ofrojë 75 milionë euro në drejtim të Fiorentinës për ta lënë të lirë reprezentuesin italian.

Klubi italian Roma gjatë verës së vitit të kaluar kishte ofruar 45 milionë euro dhe Stephan El Shaarawyn por kjo ofertë u refuzua nga Fiorentina.

Mbetet të shihet nëse 75 milionët e Unitedit do ta bindin Fiorentinën të heqë dorë nga Chiesa. /Telegrafi/