LAJMI I FUNDIT:

United, destinacioni më i përfolur për Ozil: Formacionet e mundshme të Mourinhos me gjermanin në skuadër (Foto)

United, destinacioni më i përfolur për Ozil: Formacionet e mundshme të Mourinhos me gjermanin në skuadër (Foto)

Manchester Unitedi është duke u përpjekur që “ta rrëmbejë” Mesut Ozilin nga Arsenali në mënyrën e njëjtë si e mori Robin van Persien në vitin 2012, por mesfushorin mund ta transferojë me parametrat zero.

Futbollisti që e përfaqëson Gjermaninë pritet të largohet nga Emirates në sezonin e ardhshëm, ndërsa Old Traffordi është një prej destinacioneve më të mundshme.


Ozil dhe Mourinho kanë bashkëpunuar te Real Madridi (Denis Doyle/Getty Images)

Jose Mourinho ka qenë trajner i Ozilit te Real Madridi dhe e njeh potencialin e tij, ashtu që i ka njoftuar krerët e klubit që të angazhohen për nënshkrimin e tij.

Nëse Ozil shkon te Manchester United, Arsenali ka pesë opsione për ta zëvendësuar (Foto)
Lexo po ashtu Nëse Ozil shkon te Manchester United, Arsenali ka pesë opsione për ta zëvendësuar (Foto)

“Ai është numri 10 më i mirë në botë. Ai i bën gjërat shumë më të lehta për bashkëlojtarët me vizionin e tij për futbollin dhe me vendimet që i merr”, kishte deklaruar Mourinho në vitin 2013 kur lojtari iu bashkua Arsenalit.

Në verën e ardhshme, 28-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë, ndërsa Unitedi do të ketë konkurrencë të madhe nga klubet anekënd Evropës, të cilët do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Sidoqoftë, duke qenë se Old Traffordi është destinacioni më i përfolur, mediat angleze tashmë kanë nisur të parashikojnë formacionet e mundshme të Djajve të Kuq me Ozilin në skuadër.

Roli klasik i ‘numrit 10’

Përkundër pranisë së Henrikh Mkhitaryan dhe Juan Mata si opsione për atë rol, Ozil do të ishte lojtari ideal për pozitën qendrorë në formacionin 4-2-3-1.

Anësor i shndërruar

28-vjeçari ka luajtur në rolin e anësorit edhe për Arsenalin edhe për Gjermaninë, ashtu që Mourinho mund ta angazhojë atë në këtë pozitë, në përpjekje që të nxjerrë më të mirën nga Paul Pogba.

Në këtë formacion, Pogba është më i avancuar (GEOFF CADDICK/AFP/Getty Images)

Në këtë rast, mesfushori francez do të luante në qendër, por më i avancuar – në pozitën e ‘dhjetëshit’.

Ndryshim formacioni

Mourinho mund të ndryshojë formacion, në mënyrë që ta përshtatë lojën e Ozilit. 3-5-2 mund të jetë një rotacion me gjermanin në qendër, por më të tërhequr së bashku me mesfushorët tjerë, derisa Marcus Rashford and Romelu Lukaku të jenë dyshja e sulmit.

Unitedi do të ketë konkurrencë të fortë për shërbimet e Ozilit (Getty Images)

Sido që të jetë, pritet të shihet nëse Manchester Unitedi do të arrijë ta bindë Mesut Ozilin që ta vazhdojë karrierën në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori