LAJMI I FUNDIT:

United me çdo kusht e do Pogban

United me çdo kusht e do Pogban

Manchester United është duke e shqyrtuar mundësinë që përsëri ta sjell në “Old Trafford”, yllin e Juventusit, Paul Pogban, raportojnë mediat angleze.

“Djajtë e Kuq” janë të etur që sërish ta kenë në skuadër francezin, i cili po shkëlqen tek kampionët e Italisë.

23 vjeçari në vitin 2012 i ishte bashkuar Juventusit si lojtar i lirë, pasi ish-menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson nuk i kishte ofruar kontratë të re francezit.


Por, tani Manchester United përsëri e do lojtarin, edhe pse janë të vogla shanset e Unitedit për ta blerë Poban, i cili kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi. /Telegrafi/