LAJMI I FUNDIT:

Ultrasit e Milanit shpalosin banerin ofendues kundrejt Calhanoglut: Guxim është të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar

Ultrasit e Milanit shpalosin banerin ofendues kundrejt Calhanoglut: Guxim është të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar
(Foto: Twitter/MilanReports/B/R/Football)

Tifozët ultras të Milanit kanë reaguar kundrejt Hakan Calhanoglut me një baner ofendues që e kanë shpalosur në Milano.

Mesfushori turk i ka ngacmuar tifozët e ish-klubit të tij me festën kundërthënëse në Derby della Madonnina, ku shënoi nga penalltia.


Ai e fitoi dhe konvertoi në gol njëmbëdhjetëmetërshin, ndërsa mori vëmendjen e me festën e tij duke i vënë duart prapa veshëve i drejtuar kah Curva Sud e Rossonerëve.

Calhanoglu ka vazhduar me ngacmimet duke publikuar një video në Instagram me përshkrimin: “Unë jam Hakani, unë jam Interi”.

‘Unë jam Hakani, unë jam Interi’ – Calhanoglu e bart në rrjetet sociale ‘duelin’ me Milanin
Lexo po ashtu ‘Unë jam Hakani, unë jam Interi’ – Calhanoglu e bart në rrjetet sociale ‘duelin’ me Milanin

Nuk ka munguar reagimi i tifozëve të Milanit që ka qenë i shpejtë. Një grup ultrasish e kanë shpalosur një baner në Ponte del Portello dedikuar 27-vjeçarit.

(Foto: Twitter/MilanReports)

“Guxim nuk është që të ekzekutosh një penallti pas dhjetë minutash, por të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar”, shkruante baneri.

Calhanoglu kaloi katër sezone te Milani duke shënuar 32 gola në 172 paraqitje. Në verën e kaluar, ai iu bashkua Interit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Rossonerët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori