LAJMI I FUNDIT:

Ultrasit e Juves fajësojnë bordin për skandalin: Është më keq së në vitin 2006

Ultrasit e Juves fajësojnë bordin për skandalin: Është më keq së në vitin 2006
(Foto: Facebook/Juventus Curva Sud)

Ultrasit e Juventusit e kanë fajësuar hapur Andrea Agnellin dhe administratën e tij për dënimin me 15 pikë në Serie A.

Bianconerëve iu hoqën 15 pikë, pasi një hetim gjeti prova se klubi i ka rritur tarifat e transferimeve për të rritur fitimet e tyre kapitale dhe për të ndihmuar në balancimin e rezervave.


Ky mund të jetë vetëm fillimi, pasi dënimi ishte për një gjyq të rihapur nga muaji maj dhe nuk i mbulon të gjitha marrëveshjet e transferimeve nën hetim.

Gjithashtu nuk janë marrë parasysh pagesat e pretenduara të rrogave ‘nën tryezë’, pasi ishte njoftuar zyrtarisht se lojtarët dhe stafi kishin hequr dorë nga pagat për katër muaj për ta ndihmuar klubin gjatë pandemisë.

Derisa disa tifozë të Juventusit po protestojnë kundër vendimit për të ndëshkuar vetëm klubin e tyre, tri nga grupet kryesore të ultrasve u bashkuan për të lëshuar një deklaratë me një qasje shumë të ndryshme.

“Kësaj radhe është më keq se në vitin 2006 (kur Juve u dërgua në Serie B dhe iu morën dy tituj). Asokohe ishim vërtet të pafajshëm dhe ajo që ndodhi erdhi nga domosdoshmëria e një subjekti për të ndërprerë dominimin sportiv që po bëhej i turpshëm për të gjithë”.

“E tillë nuk është situata sot. Sot ne paguajmë, sepse këto krijesa të neveritshme në kabinën e drejtorit e trajtuan fanellën tonë si një objekt pa shpirt”, kanë shkruar grupet e ultrasve Drughi, Nab dhe Viking në faqen e Facebookut Curva Sud Juventus.

Grupet e ultrasve kanë qenë gjithmonë në luftë të hapur me Agnellin dhe bordin e tij drejtues, ndërsa në këtë deklaratë ata pretendojnë se problemet nisën me ndërtimin e stadiumit të ri që “nuk është ndërtuar për të qenë shtëpia jonë, por për të krijuar një vend ku klientët mund të paguajnë për vizita të shpejta dhe janë të gatshëm për të shpenzuar shuma të paimagjinueshme për këtë eksperiencë”.

Deklarata akuzon gjithashtu drejtorët aktualë se pranuan dënimin ashtu siç bënë degradimin në Serie B në vitin 2006, në mënyrë që të mund t’ia shesin klubin dikujt tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori