LAJMI I FUNDIT:

Uldedaj debuton në profesionalizëm

Uldedaj debuton në profesionalizëm

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, 18-vjeçar, do të debutojë në boksin profesionist të shtunën mbrëma në Dessau të Gjermanisë.

Uldedaj ka firmosur kontratë me kompaninë e njohur gjermane SES Boxing. Ai është prezantuar te kompania të enjten dhe është vlerësuar si talent i madh. Uldedaj do të përballet në një meç në katër raunde të kategorisë kruzer me polakun Mateus Gatek që ka tri fitore e tri humbje, shkruan sot Koha Ditore.

Uldedaj që është nga Lezha, kishe fituar të bronztën në Evropianin për junior në boksin amator.


“Juergeni për moshën e tij është shumë përpara në aspektin fizik dhe është shumë i fortë. Me karrierën e tij të mirë amatore ai ka treguar se ka gjitha gjërat për të arritur shumë në boksin profesionist”, ka thënë trajneri Rene Freise për faqen e SES Boxing.

Ai do të përcjellë Uldedajn në hapat e parë në karrierën profesioniste. Në mbrëmjen e 14 nëntorit do të boksoj edhe boksierja shqiptare Fabiana Bytyqi. Ajo në një meç në katër raunde do të përballet me bullgaren Teodora Bacheva.