eksperti-banner

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që i kanë shkaktuar forcave pushtuese ruse.

Ukrainasit kanë njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tyre, kanë arritur të vrasin 260.820 ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.


Këto shifra dallojnë shumë nga ato që i publikon Rusia, vend ky që nga fillimi i luftës ka hezituar të informojë opinionin lidhur me humbjet në luftën e Ukrainës.

Në luftën që ka hyrë në muajin e 18-të, sipas ukrainasve, ushtarët e Vladimir Putinit kanë pësuar humbje shumë të mëdha.

Më poshtë kanë publikuar edhe listën e plotë të makinerisë luftarake që i është shkatërruar Kremlinit në këtë luftë, për të cilin kishin menduar se do ta kryejnë për pak ditë, por që duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

1 8

4.396 tanke

8.554 mjete të blinduara

7.823 mjete tjera motorike ushtarake

5.403 sisteme artilerike

728 sisteme raketore

498 sisteme të mbrojtjes ajrore

315 aeroplanë

316 helikopterë

4.378 dronë

18 anije. /Telegrafi/