LAJMI I FUNDIT:

Uji që konsumohet nga ujësjellësi për pije është cilësor (Video)

Uji që konsumohet nga ujësjellësi për pije është cilësor (Video)

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu në një intervistë për Telegrafi, ka thënë se uji i cili konsumohet nga qytetarët që vjen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është i pijshëm dhe i kualitetet të lartë.

“Ujin të cilën e ofrojmë për konsum është i kualitetit të lartë, madje edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, na kanë njoftuar se gjendja e tij është në parametra normal”, tha Abdullahu


Reshjet e shiut sipas tij, të cilat kanë qenë gjatë vikendit, e kanë rritur nivelin e akumulacioneve të ujit në liqenin e Batllavës dhe të Badovcit, e që do të bëjë shumë më të lehtë punën për komunat që furnizohen nga këto liqene.

“Gjendja e ujit është e mirë, derisa liqeni i Badovcit ka një përmirësim të dukshëm, ku 3.5 metra kanë mbetur që niveli i ujit t’i ofrohet maksimales. Batllava është mbushur në kapacitetin e plotë, që në këtë periudhë ndodhë rrallë. Shumë më komod do ta presim verën, kur dihet se shumë shtete ballafaqohen me vështirësi të furnizimit stabil me ujë”, ka theksuar Abdullahu.

Sipas tij, me prodhimin e ujit të pijshëm që ka pasur vitin e kaluar, ata si institucion i kanë paguar 400 mijë euro Ibër – Lepencit.

“Nëse punojmë me kapacitete maksimale vlera të cilën do t’ia paguajmë kanalit të Ibër – Lepencit, do të jetë rreth 700 mijë euro në vit. Këto mjetet duhet t’i orientojmë në rehabilitim të këtij kanali”, ka theksuar Abdullahu.

Ai ka folur edhe për fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj, ku ka thënë se qëllimi i ndërtimit të saj ka qenë që përfundimisht të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Prishtinë. /Telegrafi/