LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit.

Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të shkapërderdhjes ose 625.89 metra mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose 640.63 metra mbi nivelin e detit.


“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Ujësjellësi thotë se, “çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”. /Telegrafi/