LAJMI I FUNDIT:

​Ujësjellësi ‘Hidrodrini’ apel qytetarëve: Mos e shpërdorni ujin e pijshëm

​Ujësjellësi ‘Hidrodrini’ apel qytetarëve: Mos e shpërdorni ujin e pijshëm
Foto: Arkiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” kërkon nga qytetarët të përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm në kohën kur vendi gjendet nën masat kundër pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit, kompania po mbikëqyr furnizimin me ujë për objektet shëndetësore.


“Në një periudhë të tillë të rrethanave të pandemisë COVID-19, kur uji na duhet më shumë se asnjëherë, si bazë themelore për higjienë, jeni të lutur që ta shfrytëzoni racionalisht duke mos e keqpërdorur. Krahas përpjekjeve për furnizim maksimal me ujë për të gjithë, ju kujtojmë se, bazuar në masat e reja kundër COVID-19, KRU ‘Hidrodrini’, me kujdes të shtuar po mbikëqyrë dhe siguron furnizimin me ujë për objektet shëndetësore dhe ato me rëndësi vitale shtetërore në tërë zonën e mbulueshmërisë”, thuhet në njoftim.

KRU ‘Hidrodrini’, po ashtu fton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, që të përmbushin obligimet e pagesave/faturave të ujit të shpenzuar. /Telegrafi/