LAJMI I FUNDIT:

Uellsi konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi

Uellsi konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi

Uellsi ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa bëhet fjalë për një person 60-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pacienti vdiq në Spitalin Wrexham Maelor dhe kishte probleme themelore shëndetësore.

“Mund të konfirmojmë se kjo është vdekja e parë në Uells nga infeksioni i coronavirusit”, deklaruan nga autoritetet e shëndetësisë në Uells.

“Asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë individ nuk do të dalë, dhe ne kërkojmë nga ata që raportojnë për situatën të respektojnë konfidencialitetin e pacientit”, është thënë ndër tjerash. /Telegrafi/