LAJMI I FUNDIT:

UEFA: S’ka vendim për Milanin

UEFA: S’ka vendim për Milanin

UEFA ka lëshuar një komunikatë duke konfirmuar se nuk është marrë ndonjë pozicion definitv për marrëveshjen vullnetare të Fair Play Financiar të propozuar nga Milani.

Është raportuar se komiteti i FFP-së do të refuzojë propozimin e Milanit që u bë me anë të Marco Fassones, për të vendosur kështu që të sanksionohet klubi Rossoner.


Sidoqoftë, takimi nuk do të mbahet deri nesër, kështu që zyrtarisht nuk është marrë ende ndonjë vendim.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Spekulimet që po qarkullojnë janë pa bazë”.

“Komiteti do të mblidhet të premtën dhe vendimi është caktuar për javën e ardhshme. Komisioni, që është një organizëm i pavarur, nuk ka marrë një pozicion definitiv në dosjen e prezantuar nga klubi”, theksohet në një komunikatë të publikuar në ANSA.

Përderisa ende nuk është marër ndonjë vendim, Fassone tashmë është ankuar publikisht se disa prej kërkesave të FFP-së janë të pamundura për t’u përmbushur.

Milani ka bërë shpenzime të mëdha në verë dhe me Ligën e Kampionëve vështirë të arrihet këtë sezon, Rossonerët ballafaqohen me sanksione të rënda nga UEFA sepse nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e mjeteve me të cilat janë kryer transferimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori