LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi nga Kosova dhe arriti i pari në prova, Robert Berisha nervozohet me kolegët nga Shqipëria në Festivalin e RTSh-së

Udhëtoi nga Kosova dhe arriti i pari në prova, Robert Berisha nervozohet me kolegët nga Shqipëria në Festivalin e RTSh-së
Foto: Robert Berisha/Instagram

Këngëtari i njohur Robert Berisha po sprovon vetën me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Ajo nuk është unë” titullohet e tij me të cilën ai konkurron sivjet në këtë konkurs, me shpresën për të fituar dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” vitin tjetër.


Ai është caktuar të këndojë në natën e dytë, por diçka e çuditshme i ka ndodhur atij mëngjesin e së premtes kur u nis për në provat e shfaqjes.

Roberti publikoi në InstaStory një fotografi nga provat që po zhvilloheshin në Pallatin e Kongreseve.

Berisha shkroi në mbishkrimin e fotografisë, se ai ishte i nervozuar nga që arriti të vijë i pari edhe pse udhëtoi nga Kosova, ndërkohë që kolegët e tij të cilët ishin të gjithë nga Shqipëria, nuk erdhën në kohë.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

“Provat gjenerale, i pari kom ardh prej prishtines. Kta qe jetojn ktu po flejn krejt orkestra ka ardh e ata kerkun hiq. Dikush po lyp QN ktu po ndërkohë ju tregoj kush e ka hanger”, ka shkruar Roberti në InstaStory.

Përndryshe, nata finale e Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 22 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori