LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi në Dubai u krijon shumë probleme Ronaldos dhe Lewandowskit

Udhëtimi në Dubai u krijon shumë probleme Ronaldos dhe Lewandowskit

Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski kanë ndezur polemika pasi ata shkuan në Dubai për të marrë çmimet nga Globe Soccer Awards të dielën e javës që shkoi, pavarësisht kufizimeve të udhëtimit për shkak të pandemisë me coronavirus.

Ndërsa udhëtimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen si një rrezik në Itali dhe Gjermani, raportohet se lojtarët do të jenë në gjendje të stërviten gjatë kthimit të tyre përkatës në Juventus dhe Bayern Munchen, pavarësisht se shumica e udhëtarëve u duhet të kalojnë një periudhë izolimi.

Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të vitit dhe ia 'dhuroi' Lewandowskit në një veprim spektakolar
Lexo po ashtu Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të vitit dhe ia 'dhuroi' Lewandowskit në një veprim spektakolar

Ronaldo mori çmimin ‘Lojtari i Shekullit’ dhe Lewandowski atë si ‘Lojtarit të Vitit’ para se të kthehej në shtëpi, dhe të dy yjet pritet të luajnë në ndeshjet e radhës të ekipit të tyre, të cilat do të zhvillohen më 3 janar, pasi autoritetet shëndetësore vendosën që ata ishin subjekt i përjashtimeve.

Ronaldo udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij para Krishtlindjeve, pas humbjes së Juventusit 3-0 në shtëpi ndaj Sampdoria të martën më 22 dhjetor, sipas Gazetta dello Sport.

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit – Lewandowski merr atë të vitit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit – Lewandowski merr atë të vitit

Sulmuesi i Juve kaloi kohë në Emiratet e Bashkuara Arabe para se të mblidhte çmimin e tij të dielën dhe do të jetë në gjendje të stërvitet sot kur trajneri Andrea Pirlo të ketë lojtarët e tij përsëri së bashku pas pushimit të Krishtlindjes përpara ndeshjes së tyre të ardhshme kundër Udineses.

Italia shtrëngoi masat e saj për udhëtimet më 3 dhjetor ndërsa normat e infeksionit u rritën në vend dhe çdokush që kthehet nga Emiratet e Bashkuara Arabe kërkohet të izolohet për 14 ditë.

Pasi e mposhti Messin për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo: Vetëm talenti nuk mjafton
Lexo po ashtu Pasi e mposhti Messin për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo: Vetëm talenti nuk mjafton

Ndërkohë, shtypi gjerman ka theksuar vizitën e Lewandowskit në Lindjen e Mesme.

Sulmuesi polak nuk u lejua të merrte personalisht çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA për vitin 2020, për shkak të pandemisë me coronavirus , por kjo nuk e ka ndaluar atë ta bëjë këtë për një çmim më pak të rëndësishëm.

Pasi e fitoi çmimin si lojtar i shekullit – Ronaldo flet për ndeshjet pa tifozë dhe pa vërshëllimat e tyre
Lexo po ashtu Pasi e fitoi çmimin si lojtar i shekullit – Ronaldo flet për ndeshjet pa tifozë dhe pa vërshëllimat e tyre

Vetëm dy javë më parë, Lewandowski mori çmimin e FIFA-s në terrenin e stërvitjeve të Bayern Munchen pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino fluturoi nga Zvicra në Gjermani për t’i dhënë atij çmimin, por të dielën, ai shkoi në Dubai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori