LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit e G7 bien dakord të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

Udhëheqësit e G7 bien dakord të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si Grupi i Shtatë (G7), kanë rënë dakord të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe kanë “riafirmuar” angazhimin e tyre për të qëndruar kundër luftës “së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar” të Moskës në Ukrainë.

Sanksionet dhe masat e mëtejshme synojnë “të rrisin kostot për Rusinë dhe ata që po mbështesin përpjekjet e saj luftarake” dhe të ndalin përpjekjet e “Rusisë që të shantazhojë përmes energjisë”, shkruan fillimisht në deklaratën e përbashkët të udhëheqësve të G7 në Hiroshima.


“Ne do të zgjerojmë veprimet tona për të siguruar që eksportet e të gjitha sendeve kritike për agresionin e Rusisë, përfshirë ato të përdorura nga Rusia në fushën e betejës, të kufizohen në të gjitha juridiksionet tona”, thuhet në deklaratë, raporton cnn.

Kjo do të përfshijë “eksportet e makinerive industriale, veglave dhe teknologjive të tjera që Rusia i shfrytëzon për të rindërtuar makinerinë e luftës”, vazhdoi deklarata.

Sektorët kryesorë që do të synohen përfshijnë prodhimin, ndërtimin dhe transportin si dhe shërbimet e biznesit.

Britania me sanksione të reja ndaj Rusisë - kush është në shënjestër?
Lexo po ashtu Britania me sanksione të reja ndaj Rusisë - kush është në shënjestër?

Udhëheqësit thanë se ata “mbeten të përkushtuar” për të ruajtur kufijtë e çmimeve të naftës dhe produkteve të naftës ruse dhe do të rritin përpjekjet “për të kundërshtuar evazionin e këtyre kufijve duke shmangur efektet e përhapjes dhe ruajtjen e furnizimit global të energjisë”.

Udhëheqësit e G7 ripërtëriën gjithashtu angazhimin e tyre për të ofruar “mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike që kërkon Ukraina për aq kohë sa duhet”, duke i bërë jehonë premtimeve të mëparshme të mbështetjes për Kievin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori