Ky program ka për synim të formojë dhe edukojë ekspertë në:

Menaxhimin e Prokurimit


Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit

Logjistikë dhe Menaxhim i Kontraktimit

Sistemi me Informacionit të Logjistikës dhe Prokurimit

Menaxhimi i Avancuar i Dijes

Ky program është i dizajnuar për të ofruar njohuri të plota në procedurat e prokurimit dhe menaxhimin e logjistikës.

Kombinimi teori dhe praktikë i ofron studentëve mundësinë që të ofrojnë alternativa dhe zgjidhje reale të problemeve dhe nevojave në menaxhimin e prokurimit dhe logjistikës në institucione publike apo private.

Ky drejtim është i nevojshëm për studentët që aspirojnë përforcim të mëtejshëm apo angazhim profesional në kushtet ku në Kosovë ka ende mungesë të praktikave dhe programeve të specializuara në fushën e Logjistikës dhe Menaxhimit të Prokurimit.

Ky program është i hapur për të gjithë studentët që kanë përfunduar një program bachelor ekuivalent me 180 ECTS apo më tepër në një nga institucionet e akredituara vendore apo ndërkombëtare.

Për më tepër informacione ju lutem na kontaktoni në info@ubt-uni.net