LAJMI I FUNDIT:

U2 dhe DJ Martin Garrix bëhen bashkë për himnin zyrtar të Kampionatit Evropian

U2 dhe DJ Martin Garrix bëhen bashkë për himnin zyrtar të Kampionatit Evropian

Yjet e muzikës U2 Bono dhe The Edge janë bashkuar me DJ-në e famshëm holandez, Martin Garrix për këngën zyrtare të UEFA Euro 2020 – një vit pasi gara u shty për shkak të coronavirusit.

Pasi Martin kompozoi muzikën dhe ftoi super yjet e rokut që të bashkoheshin me të, ata kanë kaluar muaj duke punuar në projekt.


Ata u panë dje në Londër, ku besohet se kanë xhiruar klipin e himni zyrtar të Euro 2020, shkruan The Sun.

Pas më shumë se një viti që të gjithë jemi kryesisht të mbyllur në shtëpitë tona, kënga e titulluar “We Are The People”, është një himn absolut që do të rrisë adrenalinën e ndeshjeve në Kampionatin Evropian 2021.

Një burim i brendshëm i muzikës tha: “Martin e adhuron futbollin, kështu që kjo mundësi ishte masive për të, prandaj ai synonte emra shumë të njohur kur kërkonte bashkëpunëtorë”.

“Ai ka kaluar muaj të tërë duke punuar në këtë këngë për ta bërë atë të përsosur dhe pasi Bono dhe The Edge ishin në bord, ajo arriti lartësi të reja”, tha burimi.

“Martin është i njohur për muzikën e tij ritmike por ata me të vërtetë e kanë kthyer atë në një himn të duhur. Është e pabesueshme”, thotë më tej burimi.

“Ata kanë folur disa herë dhe janë në Londër për momentin duke punuar në videon muzikore. Ata mezi presin ta marrin atë atje që të gjithë ta dëgjojnë shumë shpejt”.

Që prej depërtimit në skenën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar me “Animals”, në vitin 2013, Martin ka vazhduar të ketë një varg hitesh përfshirë bashkëpunime me emra tënjohur si: Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Usher.

Ndërkohë, U2 kanë shitur më shumë se 150 milionë disqe në të gjithë botën dhe kanë arritur renditje të larta në klasifikimet ndërkombëtare.

Enrique Iglesias, David Guetta dhe Zara Larsson dhe Nelly Furtado janë ndër yjet e famshëm që kanë interpretuar himnet e Kampionatit Evropian më përpara ndër vite.

Turneu i Euro 2021 fillon muajin tjetër me 24 kombe që garojnë në stadiumet më të mëdha evropiane përfshirë “Wembley Arena”, ku finalja do të luhet në korrik.

Martin u konfirmua për herë të parë si artisti i zgjedhur për të krijuar fonogramin e Kampionatit Evropian përsëri në tetor të vitit 2019, kështu që ai ka pasur shumë kohë për ta përsosur atë.

Ai tha në atë kohë: “Është një nder i jashtëzakonshëm që më kërkohet të krijoj këngën zyrtare për UEFA Euro 2020 dhe unë jam aq i ngazëllyer që i le të gjithë ta dëgjojnë atë”.

“Turneu i verës së ardhshme do t’i sjellë fansat më afër muzikës se kurrë më parë, dhe shpresoj që kënga ime t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndihen sikur janë pjesë e tij”.

“Muzika është pasioni im, por unë jam gjithashtu një tifoz i madh i futbollit, kështu që është jashtëzakonisht e veçantë për mua të jem në gjendje të krijoj këngën zyrtare për atë që do të jetë Euro më e madhe në histori”, ka thënë DJ holandez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori