LAJMI I FUNDIT:

U rrahën për tokë, gjykata u shqipton 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve

U rrahën për tokë, gjykata u shqipton 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve O. J., D. J dhe L. J.

“Të pandehurit O. J. dhe D. J. dyshohet se me datë 14.11.2018 në ora 14:30 minuta në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, pas një mosmarrëveshje rreth një muri, me të pandehurin L. J., fillimisht kanë filluar të fyhen në mes vete, e më pas i pandehuri O. J. me një shufër metalike godet të pandehurin L. J. në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, më pas ndërhynëedhe i pandehuri D. J., i cili me një lopatë godet po ashtu të pandehurin L. J., i cili nga goditjet humb vetëdijen në tokë.


Më pas i pandehuri L. J. arrin të marr shufrën nga i pandehuri O. J. dhe godet këtë të fundit në fytyrë me ç’rast thyen hundën dhe dhëmbët e përparmë, me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, pasi që njëjtit janë familjarë dhe po të gjenden në liri do të ndikonin tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori