LAJMI I FUNDIT:

U pyet për largimin e mundshëm të Brojës, Pochettino sqaron situatën e sulmuesit shqiptar

U pyet për largimin e mundshëm të Brojës, Pochettino sqaron situatën e sulmuesit shqiptar

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, u pyet për raportimet se Armando Broja do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Broja ka luajtur në 13 ndeshje në Ligën Premier për Chelsean këtë sezon, që prej rikthimit nga lëndimi i gjurit, por ka shënuar vetëm një gol.


Teksa Chelsea po kërkon përsëri të rifreskojë opsionet e saj në sulm, raportimet se Broja do largohet nga klubi kanë qenë mjaft prezente gjatë javëve të fundit, sidomos duke marrë parasysh interesimin e disa klubeve të Ligës Premier.

West Ham, Fulham dhe Wolves që të gjitha janë të interesuara për shërbimet e Brojes, mirëpo pengesë mbetet shifra që Chelsea po kërkon për të liruar Brojën (35 milionë euro).

Sidoqoftë, kur u pyet për largimin e mundshëm të Brojës, Pochettino nuk hyri në detaje për një largim të tij, por ka sugjeruar se do të donte ta mbante atë në ekip..

“Për momentin, nuk ka lajme. Ne nuk mund të japim përditësime në ndonjë mënyrë. Gjithçka është e qetë dhe mendoj se është një sinjal i mirë sepse ne po punojmë mirë”, ka thënë Pochettino.

Chelsea pajtohet me largimin e Armando Brojës, por ka vetëm një kusht
Lexo po ashtu Chelsea pajtohet me largimin e Armando Brojës, por ka vetëm një kusht

Po të njëjtën përgjigje tekniku argjentinas dha edhe kur u pyet për nënshkrimet e reja, duke preferuar të mbetet ‘sekret’.

Chelsea nesër (e martë) do të luajë ndaj Middlesbrough ndeshjen e dytë në kuadër të EFL Cup, ku do të kërkojë përmbysjen e rezultatit pasi në ndeshjen e parë Middlesbrough kishte fituar me rezultat 1-0./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori