LAJMI I FUNDIT:

U përfshi direkt në pesë gola ndaj Bournemouth, Guardiola me fjalë të mëdha për Dokun

U përfshi direkt në pesë gola ndaj Bournemouth, Guardiola me fjalë të mëdha për Dokun

Pep Guardiola e ka cilësuar Jeremy Dokun si një lojtar të madh pas paraqitjes së shkëlqyer të sulmuesit belg në fitoren me reuzltat 6-1 të Manchester Cityt ndaj Bournemouth të shtunën.

Doku hapi sfidën dhe më pas u përfshi në katër golat e radhës, teksa kampioni në fuqi mposhti Bournemouthin në një përballje krejtësisht të njëanshme në “Etihad”.


Kjo vazhdoi përshtypjen e shkëlqyer që ka lënë anësori 21-vjeçar në City që nga transferimi i tij prej 55 milionë eurosh nga ekipi francez Rennes në verë.

“Nuk ishte hera e parë këtë sezon. Të gjitha ndeshjet që ka luajtur këtu ka qenë fantastik. Ai na ka befasuar të gjithëve”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Tutje, tekniku spanjoll tha që shpreson që Doku të qëndroj tek “Qytetarët” për shumë vite.

“Sigurisht ai ka cilësi kur luan afër zones, ne gjithmonë flasim për këtë, por është e vështirë të gjesh një lojtar sot me aftësinë për të dribluar në hapësira të vogla”.

“Ai është një nga lojtarët më të shpejtë në pesë metra. Është e pabesueshme se si ai mund të ndryshojë ritmin në pesë metra, por kur nuk është në gjendje të driblojë, ai është në gjendje të marrë vendime të mira dhe unë jam i impresionuar me këtë. Kjo është arsyeja pse ai është një futbollist i madh”.

U zëvendësua pas pjesës së parë, Guardiola tregon shkallën e lëndimit të Haaland
Lexo po ashtu U zëvendësua pas pjesës së parë, Guardiola tregon shkallën e lëndimit të Haaland

“Unë mendoj se ai është i lumtur dhe shpresoj se ai mund të jetë këtu për shumë e shumë vite”, është shprehur 52-vjeçari.

Pas ndeshjes trajneri i mysafirëve, Andoni Iraola, ka thënë se kjo ishte humbja më e rëndë në karrierën e tij si menaxher, duke shtuar se City u treguan shumë gjakftohtë para portës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori