LAJMI I FUNDIT:

U martua para dy ditësh, Walker thotë se martesa e tij në moshën 89 vjeçare vjen pas 10 vitesh që i vdiq gruaja

U martua para dy ditësh, Walker thotë se martesa e tij në moshën 89 vjeçare vjen pas 10 vitesh që i vdiq gruaja

Ish-amabasdori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, para dy ditësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me një grua nga El Salvadori, e quajtur Dejzi.

Për mikun e Kosovës, kjo është gruaja e tretë, ndërsa nga dy martesat e tij të mëhershme ai ka katër fëmijë, transmeton Telegrafi.


Familjen e tij ai e ka quajtur të madhe, ndërsa thotë se njohja me gruan e tij Dejzi, ka ndodhur pas 10 vitesh ku i kishte vdekur gruaja e dytë.

“Unë mbijetova 10 vjet pasi vdiq gruaja ime e dytë, dhe në vend të kësaj takova dikë nga El Salvadori. Tani po martohem jo me një vajzë të re, por me një gjyshe”, kishte bërë të ditur Walker.

Gjithashtu, Walker kishte treguar se emri i gruas së tij, është i njëjtë me emrin që ka mbesa e tij, Dejzi.

Në ceremoninë e martesës së William Walker kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Kosova.

Dëshira e William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë
Lexo po ashtu Dëshira e William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

Ndryshe, Walker gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në këtë fshat.

Ai para disa ditësh ka deklaruar se do të ishte i lumtur kur të vdes të varroset në Kosovë.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, kishte deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori