LAJMI I FUNDIT:

U largua nga shtëpia për shkak të mosmarrëveshjeve me të ëmën, Jennifer Lopez në dokumentarin e ri thotë se e ka rrahur kur ishte fëmijë

U largua nga shtëpia për shkak të mosmarrëveshjeve me të ëmën, Jennifer Lopez në dokumentarin e ri thotë se e ka rrahur kur ishte fëmijë
Foto: Getty Images

Jennifer Lopez ka folur për marrëdhënien e saj të trazuar me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez, duke pretenduar se ishte ‘rrahur’ si fëmijë.

“Ajo (Rodriguez) bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër”, thotë ylli i muzikës pop në një pjesë nga dokumentari i ri i Netflix, “Halftime”.

Rodriquez shfaqet gjithashtu në film, duke pranuar se është treguar e ashpër me Lopez dhe dy motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Emigrantja nga Porto Riko rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me të burrin, David, me të cilin më vonë u divorcua.


“Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk ishte të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënit më mirë”, thotë Rodriguez në një skenë. “Jennifer, për të ju treguar të vërtetën, ka qenë më e vështirë”.

Lopez u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pas një sërë mosmarrëveshjesh me nënën e saj për planet e saj të së ardhmes.

Jennifer Lopez thotë se jeta pas divorcit nga Marc Anthony ka qenë shumë e vështirë: Jam ndjerë e zhvlerësuar
Lexo po ashtu Jennifer Lopez thotë se jeta pas divorcit nga Marc Anthony ka qenë shumë e vështirë: Jam ndjerë e zhvlerësuar

JLo pranoi se nuk po i kushtonte vëmendje shkollës, pasi ishte më e përqendruar në aktivitete të tjera.

Jennifer Lopez dhe nëna e saj (Foto: Getty Images)

“Mamaja ime tha: Nëse do të jetoni në këtë shtëpi, do të mësoni”, kujton Lopez. “Ne u grindëm keq një natë dhe unë u largova”.

Rodriguez deklaroi se ka dëshiruar gjithmonë që tre vajzat e saj të arsimohen në mënyrë që të mos varen nga burrat.

Jennifer Lopez dhe nëna e saj (Foto: Getty Images)

Në dokumentarin e ri, Lopez e përshkruan nënën e saj si një person “të komplikuar”, por që tani kanë një marrëdhënie shumë më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç - fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç - fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

Magazina
Dua Lipa konfirmon: Jam fejuar me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon: Jam fejuar me Callum Turner

Magazina

"Frymëzim/ndryshim", Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Magazina
Po vjen Big Brother VIP Kosova 4

Po vjen Big Brother VIP Kosova 4

Magazina
Nipi i reperit Snoop Dogg ndërron jetë në mënyrë tragjike, vetëm 10 ditë pas lindjes

Nipi i reperit Snoop Dogg ndërron jetë në mënyrë tragjike, vetëm 10 ditë pas lindjes

Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit

Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit "Fubar"

Magazina
Kalo në kategori