U kritikua nga të gjithë për mbipeshën, Sule tregon si i heqi kilogramët e tepërt
Niklas Sule kaloi periudhën më të vështirë të karrierës së tij dhe i tronditi të gjithë kur dy javë para finales së Ligës së Kampionëve, u shfaq mbipeshë, i panjohur për një futbollist profesionist.
Sule humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar me Dortmundin e tij dhe kjo la gjurmë edhe në shëndetin e tij mendor.
Në një intervistë për Sport1 gjerman, ai zbuloi se po kalonte një ferr të vërtetë, por se vendosi të rikthehet në formën më të mirë këtë verë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe fizik.
Pjesa e parë e atij plani u realizua. Përfaqësuesi shumëvjeçar i Gjermanisë me 49 paraqitje për kombëtaren humbi dhjetëra kilogramë dhe u rikthye fizikisht në formë të shkëlqyer, ndërsa tani pret të shkëlqejë edhe në fushë.
Tani, në një deklaratë për mediat gjermane, ai më në fund u hap dhe mori përgjegjësinë për veten e tij. Ai tregon se shkak për gjithçka ishin problemet psikologjike.
“Kam pasur një sezon të keq, është faji im. Mendërisht nuk mund t’i bëja gjërat mirë, nuk munda të motivoja më veten”, tha Süle, i cili e kupton vendimin e trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann për të mos e ftuar atë në Kampionatin Evropian.
“Vendimi ishte plotësisht i kuptueshëm dhe nuk ka asgjë të keqe me të. Unë e meritoja të largohesha. Sigurisht që i shikoja ndeshjet e Gjermanisë, por vite më parë isha anëtar i asaj skuadre dhe nuk ishte e lehtë për mua. Ata luajnë futboll dhe unë ‘jetoja’ në palestër”, shtoi qendërmbrojtësi me përvojë.
Por e gjithë kjo e motivoi atë që të rikthehet në formën optimale fizike dhe të jetë gati për fillimin e sezonit të ri. Ai ka treguar se si e ka rifituar pamjen e tij të njohur fizike.
Një rol të madh në gjithçka luajtën menaxheri i tij Volker Struth, drejtori sportiv i Dortmundit Sebastian Kehl dhe drejtori i klubit Hans-Joachim Watzke, të cilët e “detyruan” të humbiste peshë për të pasur një shans për t’u rikthyer në klub. Ai e bëri këtë përmes stërvitjes së vështirë dhe ndryshimit të dietës së tij.
“Ndoshta vera më intensive e jetës sime është pas meje, por ishte urgjente të bëja atë që bëra pas një viti në të cilin nuk isha i kënaqur dhe në të cilin nuk përmbusha asnjë pritshmëri. M’u desh shumë kohë për të kuptuar se nuk po e bëj për dikë tjetër, por për veten time”, shpjegoi gjermani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht
PSG fitoi në fund, por gabimi i pabesueshëm i portierit të Gironas po bënë xhiron e botës
Nagelsmann zbulon dy njerëzit që e shkarkuan padrejtësisht te Bayerni
Dueli shihet si i barabartë, por jo edhe ndarja e parave - Joshua lë shumë mbrapa Duboisin
Ylli i Real Madridit merr miratimin e Ancelottit si "më i miri në botë"
UEFA i ndëshkon gjithmonë, por tifozët e Celtic vazhdojnë përkrahjen për Palestinën: Një mesazh i ri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo