LAJMI I FUNDIT:

U godit nga ekskavatori, policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Skenderaj

U godit nga ekskavatori, policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Një punëtor ka humbur jetën ditën e shtunë në fshatin Qirez të Skenderajt.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se viktima është goditur nga ekskavatori, transmeton Telegrafi.


“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftim.

Vdes një person në një vend punishte në Skenderaj
Lexo po ashtu Vdes një person në një vend punishte në Skenderaj

Në njoftimin e bërë për media, policia thekson se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/