LAJMI I FUNDIT:

Tyler Cameron sqaron se nuk është babai i fëmijës së Gigi Hadid

Tyler Cameron sqaron se nuk është babai i fëmijës së Gigi Hadid
Tyler Cameron dhe Gigi Hadid (Foto: Gettyimages/Guliver)

Ditë më parë është bërë e ditur shtatzënia e modeles Gigi Hadid me të dashurin e saj, Zayn Malik.

Por, para kësaj ajo kishte qenë në një lidhje dashurie me Tyler Cameron, e që ka bërë fansat të pretendojnë se ky i fundit mund të jetë babai biologjik i fëmijës, shkruan Daily Mail.


Mirëpo, Tyler ka sqaruar se ai nuk është babai i fëmijës së modeles, ndërsa ka komplimentuar aftësinë e saj të të bërit nënë.

“Unë jam si ngazëllyer për të. Jam i lumtur për të. Ajo do të jetë një nënë e shkëlqyeshme”, ka deklaruar Tyler.

Ai gjithashtu mohoi se foshnja është e tij, duke thënë: “Jo, jo, por ajo do të jetë nëna më e shkëlqyer. Ajo është një person i dashur dhe i mahnitshëm”.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi zyrtarisht se ishin çift, Gigi dhe Cameron raportohet se ishin së bashku në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/