LAJMI I FUNDIT:

Tyler Cameron flet rreth ndarjes nga modelja Gigi Hadid

Tyler Cameron flet rreth ndarjes nga modelja Gigi Hadid
Tyler Cameron dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Romanca e modelit Tyler Cameron dhe superyllit Gigi Hadid mund të ketë marrë fund, por ai nuk ka asgjë tjetër veçse respekt për ish-in e tij.

Duke folur me PEOPLE TV’s Reality Check të hënën, ish-kandidati i Bachelorette konfirmoi që ai dhe supermodelja kanë mbetur miq pasi ata i ndanë rrugët e tyre këtë vjeshtë.


“Ajo është një person i shkëlqyeshëm dhe unë takova një mike të mrekullueshme”, ka thënë Cameron, 26 vjeç, për Hadid, 24 vjeçe, kur u pyet për pjesën më të mirë të marrëdhënieve të tyre. “Është dikush për të cilin kam shumë respekt dhe mendoj shumë, kështu që takova një person të shkëlqyeshëm”.

Tyler Cameron dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Cameron gjithashtu preku një nga arsyet e ndarjes së tyre, ndërsa theksoi se gjithçka ishte paqësore.

“Nuk ishte si një ndarje e keqe apo diçka e tillë”, tha Cameron. “Ishte e drejtë, ne jemi në pjesë të ndryshme të jetës sonë tani për tani”.

Edhe pse dyshja nuk janë tashmë së bashku, Cameron siguroi që ai dhe Hadid janë miq shumë të mirë.

Tyler Cameron (Foto: People TV)

Ndërsa romanca e tij me Hadid ishte jetëshkurtër, Cameron tha se ai po vazhdon të mësojë “aq shumë” për veten e tij çdo ditë.

“Unë ende mësoj aq shumë për veten time çdo ditë. Të jesh në këtë dritë është krejtësisht e ndryshme, kështu që unë ende po mësoj”, i tha ai Reality Check të hënën.

Dhe duke parë të ardhmen, Cameron tha që ai përsëri do të ishte “i hapur” për të takuar dikë që është në sytë e publikut. “Unë jam i hapur për të takuar këdo, të njohur ose jo”, pranoi Cameron, i cili shtoi, “vetëm në kohën e duhur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori